{"componentChunkName":"component---src-templates-verse-by-verse-template-tsx","path":"/58/22","result":{"pageContext":{"data":"{\"languageCode\":\"sq\",\"chapterNumber\":58,\"verseNumber\":22,\"verses\":[{\"translationCode\":\"sq-ahmeti\",\"translator\":\"Sherif Ahmeti\",\"translationName\":\"Sherif Ahmeti\",\"text\":\"Nuk gjen popull që e beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do t’i shpjerë në Xhennete, nëpër të cilin rrjedhin lumenj. Aty janë përgjithmonë. All-llahu ua ka pëlqyer punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Të tillët janë palë (grup, parti) e All-llahut ta dini pra, se ithtarët e All-llahut janë ata të shpëtuarit.\"},{\"translationCode\":\"sq-mehdiu\",\"translator\":\"Feti Mehdiu\",\"translationName\":\"Feti Mehdiu\",\"text\":\"Nuk do të gjesh asnjë popull që i beson All-llahut dhe Ditës së gjykimit e që ka miqësi me ata që i kundërvihen All-llahut dhe Profetit të Tij, edhe sikur të jenë baballarët e tyre, ose djemtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose të afërmit e tyre. Ata janë në zemrat e të cilëve e ka shkruar besimin dhe i ka përkrahur me forcën e tij. Dhe ai do t’i shpjerë në xhennete ku rrjedhin lumenj dhe aty do të mbesin përgjithmonë. All-llahu është i kënaqur me ata, por edhe ata janë të kënaqur me Të. Ata janë aleatë të All-llahut. Kujdes! Aleancë e All-llahut, ata janë njëmend të shpëtuar.\"},{\"translationCode\":\"sq-nahi\",\"translator\":\"Hasan Efendi Nahi\",\"translationName\":\"Efendi Nahi\",\"text\":\"Nuk gjen njerëz që besojnë në Perëndinë dhe në Ditën e Kijametit, e të ushqejnë dashuri ndaj atyre të cilët kundërshtojnë Perëndinë dhe Profetin e Tij, madje qofshin ata edhe etërit e tyre, ose bijtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Ai, në zemrat e tyre ka mbjellë besimin dhe me shpalljen e Vet i ka fuqizuar ata, dhe Ai do t’i shpie ata në kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Perëndia është i kënaqur me ta, por edhe ata do të jenë të kënaqur ndaj Tij. Ata janë ithtarë të (rrugës së) Perëndisë, e ata, ithtarët e Perëndisë, me siguri, janë fitues.\"}],\"textArabic\":\"لَا تَجِدُ قَوْمًا يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ يُوَادُّونَ مَنْ حَادَّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَلَوْ كَانُوا آبَاءَهُمْ أَوْ أَبْنَاءَهُمْ أَوْ إِخْوَانَهُمْ أَوْ عَشِيرَتَهُمْ ۚ أُولَٰئِكَ كَتَبَ فِي قُلُوبِهِمُ الْإِيمَانَ وَأَيَّدَهُمْ بِرُوحٍ مِنْهُ ۖ وَيُدْخِلُهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا ۚ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ ۚ أُولَٰئِكَ حِزْبُ اللَّهِ ۚ أَلَا إِنَّ حِزْبَ اللَّهِ هُمُ الْمُفْلِحُونَ\"}"}},"staticQueryHashes":[]}